Përplasja e trenit në Holandë/ Dëshmitarët: Pamë tmerr, dritat u fikën dhe…

4 April 2023, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasja e trenit në Holandë/ Dëshmitarët: Pamë

Një person humbi jetën dhe dhjetëra u plagosën nga aksidenti në Holandë, momentet tronditëse perjetuan pasagjerët e trenit që doli nga shinat në Holandë.

Treni pas aksidentit u përplas me një vinç ndërsa në këtë video shihet momenti i parë pas aksidentit. Aty dëgjohet zëri i një burri që vazhdimisht u bën thirrje atyre që janë në vagon të dalin jashtë. I njëjti person dëgjohet duke pyetur “a jeni mirë?” .

Disa sekonda më vonë, pasagjerë të tjerë mund të shihen duke u përpjekur të hapin derën e vagonit për të dalë, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.

“Ishte si një film, dritat u fikën, u errësua, njerëzit po përpiqeshin të dilnin nga treni,” tha për mediat holandeze 20-vjeçari Anwar , një nga rreth 50 pasagjerët. Pas përplasjes, vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe më pas dy vagonë të tjerë u përfshinë nga flakët. Të plagosurit u dërguan në spitalet pranë zonës në jug te Amsterdamit.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndersa Kryeministri Mark Rutte dhe familja mbretërore e Holandës shprehën ngushëllimet për viktimat.


Video