Përplasi për vdekje fëmijën 5 vjeç, ky është Shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan

2 August 2022, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje fëmijën 5 vjeç, ky
Arjan Tase

Ky është Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan që ka goditur për vdekje me gomone fëmijën sot në plazhin e Potamit.

Ky që shikoni në foton e mësipërme është Arjan Tase, efektivi i policisë i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 5-vjeçare.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.


Video