Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur

27 December 2024, 17:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur
Pamje nga aksidenti në Lezhë-Milot

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, dy vetura dhe një kamion, njëra prej te cilave ka përfunduar në një pikë karburanti.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.


Video