Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vend grumbullimi i mbetejeve urbane të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakë.
Zjarri ka rënë prej ditës së shtunë dhe është përhapur me shpejtësi ndihmuar nga era e fortë gjatë ditës së sotme.
Forca të shumta zjarrëfikse si dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe t'i rrezikojë.

Situata vlerësohet e rënduar, teksa rrezikohen edhe dy banesa që ndodhen pranë.
Gjithashtu, shtëllungat e tymit helmues që lëshohet nga djegia e mbetjeve plastike ka rënduar ajrin në një hapësirë të madhe, në një kohë që qyteti është në kulmin e sezonit turistik.