Përfshihet nga flakët kompleksi i ri i pallateve tek "21 Dhjetori", shkrumbohet bari dekorativ (VIDEO)

15 August 2022, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët kompleksi i ri i pallateve tek "21
Zjarri në pallat

Katet e fundit në kompleksin e ri të pallateve “Square 21”, në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet janë përfshirë nga zjarri. ‘JOQ’ ka bërë publike video të cilat janë filmuar nga njerëz që banojnë pranë.

Në pamje dallohen flakët e zjarrit të cilat përfshirë mbrëmjen e djeshme barin dekorativ që ndodhet në katet e fundit. Një prej dhomave e cila është ngjitur me flakët ka dritën e ndezur mirëpo nuk dihet nëse brenda saj ka persona.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar ngjarjen e për të bërë të ditur nëse ka persona të lënduar.


Video