Pastrohen gurët, hapet aksi Elbasan-Librazhd

2 April 2022, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pastrohen gurët, hapet aksi Elbasan-Librazhd
Aksi nacional Elbasan-Librazhd

Aksi nacional Elbasan-Librazhd është sot plotësisht i kalueshëm pasi gjatë natës rruga është pastruar nga dherat që rrëshqitën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Shirat e dendur të një nate më parë, rreth orës 20:00 shkaktuan shkëputjen e gurëve nga shpati i malit në vendit e quajtur “Kthesat e Murrashit” në një gjatësi prej rreth 3 km.

Fatmirësisht nuk pati aksidente, por qytetarët u detyruan të presin për disa orë në trafikun e rënduar, ndërkohë që qarkullimi u bë vetëm me një korsi

 


Video