Partia e Lirisë ka paraqitur kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sekretari i kësaj force politike opozitare thotë se kërkesa për regjistrim është bërë nga kryetari Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg me akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Mesazhi i Tedi Blushit:
Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Z. Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit!
Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!
Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozites dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE!