'Paratë i kam marrë për të dashurin', 34 vjeçarja vodhi 12 mln lekë nga exchange: Isha aq e varur nga Ylli sa...

12 August 2022, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Paratë i kam marrë për të dashurin', 34

Vodhi afro 12 milionë lekë në zyrën e exhcange, prokuroria kërkon arrest në burg për Blerina Shtepani. Nga hetimet ka rezultuar se vjedhja është bërë për 1 javë. Shtepani nisi punë në zyrën e këmbimit valutor më datë 27.7.2022 ndërsa vjedhja u konstatua me 2 gusht 2022.

Shtepani është prezantuar tek pronarët e exhcange si ish punonjëse banke. Kur është konstatuar vjedhja ajo e ka mohuar. Më pas ka thënë se nëse mungon ndonjë lekë gjatë turnit të saj do ta zëvendësonte. Kur pronarët i kanë thënë shifrën që mungonte është zënë me ta duke iu thënë kë akuzoni ju. Janë hapur kamerat dhe ka rezultuar se Shtepani del me tufa lekësh nga zyra këmbimit e kthehet pas 20 ose 40 minutash duke vendosur në arkë lekë monedha.

Me datë 9 gusht 2022 kur s’ka kthyer shumën e vjedhur ajo është vetëdorëzuar ne polici duke pranuar vjedhje e shpjeguar se lekët ia ka dhënë një shtetasi me emrin Ylli.

“Yllin e kisha te dashur për të kam marrë edhe kredi pasi ai me kërkonte para të investonte ne Bitcoin.”
Ndërkohë nga bilanci pronarëve u del 1.2 mil mangët. Shtepani pranon se ka vjedhur 700 mijë lekë.

“Isha aq e varur nga Ylli sa fiktivisht u martova me kushëririn e tij që ai te merrte mbiemrin tim e të shmangte problemet me drejtësinë.”

Por si ndodhi ngjarja?

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ku pronarët zbuluan se Blerina Shtepani ka marrë 9 milion lekë në “Exchange” “Gealk” ku ishte punësuar. Ndryshe nga sa shprehen familjarët, Blreina Shtepani shprehet se ka marrë 7 milion lekë të vjetra.

“Këto lekë ia kam dhënë të dashurit tim Ylli Kuqit, të cilin ka dy vite që kam njohur. Ylli Kuqi më ka kërkuar shpesh herë që ti bëj favore të ndryshme.  Madje kam bërë edhe një martesë fiktive me kushëririn e tij Erald Shtepani që ai të merrte mbiemrin dhe të shmangte problemet ligjore. Unë nga dashuria për Yllin e pranova këtë.  Përgjatë këtyre dy viteve unë e kam ndihmuar shpesh herë Yllin financiarisht. Ai më tregonte për problemet ekonomike përgjatë këtyre dy viteve dhe gjatë kësaj kohe më vinte para përgjegjësisë që unë duhet ta ndihmoja përderisa isha me të.  Ushtronte presion psikologjik ndaj meje duke më thënë që do largohej nga në derisa arritëm në marrjen e lekëve ku unë punoja, në Western Uninon të ndodhur tek kompleksi “Ring”.

“Kur ai mori vesh që unë punoja erdhi dhe filloi të më qante hallin, dhe nëse nuk e ndihmoja lidhja jonë do të përfundonte.  Nuk kisha ku ti gjeja paratë u ndjeva shumë e tensionuar. Nuk doja që unë të braktisesha nga Ylli. Isha totalisht e varur prej tij. Për këtë vendosa që të marrë lekët në vendin e punës dhe tja jepja atij, pasi ai më tha se unë kisha mundësi që t’i merrja paratë tek puna ime.  Për ti treguar dashurinë e madhe që kisha unë i mora lekët.  Po ashtu Ylli më ka mashtruar dhe kam marrë kredi tek “Kredoi” shumë të cilën kam akoma për të paguar. Këto lekë i mora që Ylli të investonte në Bitcoin.”

Blerina Shtepani deklaron se të gjithë lekët i ka marrë tek arka e firmës ku punonte. Herën e parë sipas saj ka ardhur Ylli Kuqi tek zyra dhe i ka dhënë 20 mijë lekë për t’i thyer, ndërsa mbrapsh i ka dhënë 1.5 milion lekë të vjetra. Herën e dytë dhe të tretën, vajza raporton se ka marrë nga një pako me lekë pa numëruar dhe ja ka dhënë Ylli Kuqit . Sipas saj nga arka ka marrë 7 milion lekë. Në fund të deklarimit të saj Blerina Shtepani u ka kërkuar falje pronarit të kompanisë ku punonte dhe familjes së tij.


Video