Pamje nga ajri: Përmasat e frikshme të zjarrit në Fier, shumë pranë zonave të banuara

23 July 2023, 18:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga ajri: Përmasat e frikshme të zjarrit në Fier,
Zjarri ne Peshtan të Fierit


Pamjet e filmuara nga helikopteri "Cougar" i Forcave të Armatosura, zbulojnë përmasat e mëdha të zjarrit në Peshtan të Fierit.

Deri tani përllogaritet se janë djegur më shumë se 25 hektarë pyje, shkurre, pisha dhe ullinj.

"Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Fierit për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri për vënien në kontroll të flakëve në Peshtan. Po punohet edhe nga terreni për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta", thotë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Prej tre ditësh zjarrfikësit luftojnë me flakët në këtë zonë, ndërsa një 28-vjeçar është vënë në pranga si autor i zjarrvënies me qëllim hapjen e kullotave.


Video