Nuredin Dumanin e ka shpëtuar “look-u i ri”, është ndaluar 2 herë dhe nuk është kapur

1 April 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuredin Dumanin e ka shpëtuar “look-u i ri”, është

Flokë të gjata kaçurrel, me mjekër te prerë me formë.

 Duket se ky ishte “look-u” i ri që kishte zgjedhur Nuredin Dumani një nga më të kërkuarit e policisë, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Sipas medieve, disa kohë më parë, Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit.

Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Madje Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur.

 Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana a e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

 

Nuredin Dumanin e ka shpëtuar “look-u i ri”, ështëNuredin Dumanin e ka shpëtuar “look-u i ri”, është



Video