“Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin: Dy familjet janë në konflikt të hapur

20 November 2024, 23:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga
Kryekomisari Asllan Shytaj

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”

14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga veriu janë në konflikt të hapur.

“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.

 


Video