Nuk respektoi zonën e kufizuar, bllokohet një jaht në Dhërmi dhe gjobitet me 1 mln lekë kapiteni

12 August 2022, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk respektoi zonën e kufizuar, bllokohet një jaht në Dhërmi
Jahti i bllokuar

Policia kufitare e Vlorës, gjatë patrullimit në plazhin e Dhërmiut, ka konstatuar duke lundruar, në një zonë të kufizuar për ushtrimin e aktivitetit të turizmit detar, një mjet lundrues tip “Yaht”, që paraqiste rrezikshmeri për pushuesit.

Pas konstatimit, shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e drejtuesit dhe shoqërimi i tij, bashkë me mjetin lundrues, në PKK Himarë.

Autoritet njoftojnë se kapiteni i mjetit lundrues, shtetasi D. J., 46 vjeç, lindur dhe banues në Kotorr, Mali i Zi, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues, për 5 ditë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 3 kapitenë të mjeteve lundruese tip gomone, njëri prej tyre për mungesë dokumentacioni (në bord) dhe 2 për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord.




Video