Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një valixhe e dyshimtë e gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi alarmoi qytetarët dhe Policinë e Shtetit, që menjëherë vendosi një perimetër sigurie dhe njoftoi forcat xheniere.
Por, pas verifikimeve alarmi rezultoi i rremë dhe valixhja kishte përfunduar në trotuar 'e harruar' nga punonjësit e pastrimit të bashkisë.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve", njoftoi policia.
Valixhja u sinjalizua rreth orës 10:30 minuta dhe për thuajse një orë, qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve në zonë u kufizua.