Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Martin Camit, ndeshja Shqipëri-Ukrainë në stadiumin “Air Albania”.
14-vjeçari u nda nga jeta në mënyrë tragjike, pasi u qëllua me thikë nga disa bashkëmoshatarë të tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Ai ishte i pasionuar pas futbollit dhe pjesë e të rinjve të ekipit të Dinamos.
Lojtarët kuqezinj dhe ata të Ukrainës kanë mbajtur një minutë heshtje, teksa imazhi i Martinit është shfaqur në ekranet e stadiumit.