Nis shembja e shtëpive tek "5 Maji", banorët përplasen me policinë

22 February 2022, 07:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis shembja e shtëpive tek "5 Maji", banorët përplasen

Vazhdon sot prishja e banesave te ‘5 Maji’ në Tiranë.

Banorët kanë qëndruar gjithë natën zgjuar për të ruajtur banesat e tyre që preken nga shembjet.

Ata kanë kundërshtuar edhe forcat e OSHEE të cilat mbërritën në orët e para për të bërë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Banorët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen prej andej, madje edhe nëse rrezikojnë jetën.

Me pas ata janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj si dhe kanë hedhur shashka. 'Jeni plehra, jeni plehra', dëgjohen ato t'u thonë efektivëve të policisë.

Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive.

Shtëpitë e tyre, priten të shemben nga IMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban.

 

 


Video