Në mes të arave me misër, droni zbulon parcelat me drogë në Krujë. Në pranga 50-vjeçari

14 July 2024, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në mes të arave me misër, droni zbulon parcelat me drogë
Në mes të arave me misër, droni zbulon parcelat me drogë në Krujë

Një 50-vjeçar nga Thumana është arrestuar pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.


Video