Ndodh në Kukës/ Fqinji qëllon 6-vjeçarin me çifte në Kukës

8 October 2022, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Kukës/ Fqinji qëllon 6-vjeçarin me çifte

Një fëmijë 6-vjeç është plagosur aksidentalisht me armë gjahu çifte ditën e sotme në Kukës. Sipas policisë në fshatin Kodër Lumë, H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht qëlloi me armë gjahu çifte, fëmijën 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës autorin për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video