Ka ndërruar jetë në spital njëri prej këmbësorëve që mbetën të plagosur tek aksidenti në afërsi të Kodrës së Diellit në kryeqytet. Viktima është 60-vjeçari Bezgan Hysa, i cili u përplas nga automjeti që drejtohej nga 29-vjeçare Elinta Garo.
Ai ndodhej në trotuar së bashku me bashkëshorten e tij, 57-vjeçaren Valentina Hysa në momentin kur u përplas nga makina që drejtohej nga Garo.
Kjo e fundit, humbi drejtimin e kontrollit të automjetit të sa, duke përfunduar në trotuar dhe fillimisht përplasi 27- vjeçaren Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin Hysa.
Bezgan Hysa nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra duke mbyllur sytë përgjithmonë, ndërsa bashkëshortja e tij dhe Alkuna Telhaj pas mjekimit të marrë në spital u dërguan në banesat e tyre.
Policia e Tiranës komunikoi sot arrestimin e 29-vjeçares Elinta Garo lidhur me aksidentin e djeshëm. Dyshohet se ajo është shpërqëndruar nga telefoni në momentin kur ka ndodhur aksidenti.