Momenti i hyrjes te Trauma i administratorit të plagosur në Lezhë (Video)

1 April 2022, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momenti i hyrjes te Trauma i administratorit të plagosur në Lezhë

Administratori i njësisë Kallmet në Lezhë u transportua i plagosur në Spitalin e Traumës.

Voxnews.al po sjell me video momentin kur ai transportohet me shpejtësi në këtë spital, ku të pranishëm janë edhe shumë forca të policisë, për shkak se në të njëjtin vend është i shtruar edhe Nuredin Dumani, të cilit iu komunikua këtë të premte nga gjykata masa e sigurisë “arrest me burg”.

Administratori Besnik Simonaj është qëlluar me 3 plumba kallashnikovë dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

I dyshuari për ngjarjen është identifikuar dhe bëhet fjalë për A.M, i cili e ka qëlluar pas një sherri në zyrën e Njësisë Administrative.


Video