Misteri i zhdukjes së Martinajt, gazetarja: Ja si do futet “në valle” dhe SPAK. Ish agjenti ka folur…!

19 December 2022, 23:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misteri i zhdukjes së Martinajt, gazetarja: Ja si do futet “në
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

Gazetarja Dorjana Bezat, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka informacione se ish efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj më parë pasi ishte kapur nga kamerat në shoqërinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit.

Ajo tha se për momentin çështja e Lamit është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës por sipas burimeve të saj do të kalojë në SPAK.

Dorjna Bezat: Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera.

Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende


Video