MEK: Shqipëria dëboi katër terroristë iranianë të shërbimeve sekrete dhe Forcave Quds

2 August 2022, 22:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
MEK: Shqipëria dëboi katër terroristë iranianë të
Kampi Ashraf ne Manze

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i njohur edhe si grupi i muxhahedinëve iranianë që strehohen në Shqipëri, kanë reaguar pas dëbimit të disa shtetasve iranianë të cilët tentuan të hyjnë në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit.

Organizata i quan terroristë katër iranianët që u ndaluan nga antiterrori shqiptar dhe u dëbuan në vendet e origjinës. Dy prej tyre ishin të pajisur me pasaporta gjermane, ndërsa një i tretë me pasaportë angleze.

MEK bën publikë edhe emrat e iranianëve të dëbuar që sipas tyre janë pjesë e shërbimeve sekrete iraniane dhe Forcave Quds. Ata janë Shahin Qajar Mohammadi Fard (Me pasaportë iraniane të lëshuar nga konsullata në Frankfurt), Seyed Ahmad Azim Setara (Me dokument britanik), Betool Soltani (Pasaportë Gjermane), dhe Afshin Kalantari (Dokument udhëtimi gjerman).

“Vlen të kujtohet se sipas dokumenteve të gjykatës, në një nga fletoret e diplomatit terrorist të regjimit Assadollah Assadi, i dënuar dhe i burgosur në Belgjikë, janë shënuar emrat e 289 mercenarëve të MOIS-it, me 144 me banim në Gjermani.

Rezistenca iraniane thekson përsëri nevojën e revokimit të pasaportave, azilit dhe shtetësisë së mercenarëve të regjimit iranian në Evropë. Dhe gjithashtu bëjmë thirrje për ndjekjen penale, ndëshkimin dhe dëbimin e agjentëve të MOIS dhe Forcës terroriste Quds nga vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe”, thuhet në reagim.

 


Video