Mbyti në kanal babanë e tij në Divjakë, merret vendim për Andrea Stasën

10 July 2022, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbyti në kanal babanë e tij në Divjakë, merret vendim

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Andrea Stasën i cili pak ditë më parë vrau të atin. 58-vjeçari pasi një sherri me të atin Mitër Stasa e mbyti atë. I moshuari jetonte në banesë me dy djemtë e tij të pamartuar.

Mësohet se viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit, 58-vjeçari, e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës.

Mësohet se i moshuari ka debatuar me të birin për arsye se ky i fundit konsumonte vazhdimisht alkool dhe ky ka qenë shkaku që 58-vjeçari ta dhunonte deri në vdekje. Sipas dëshmive të banorëve të fshatit, 58-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.


Video