Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri dhe familjarët e tij.
Konkretisht i janë sekuestruar prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish, me vlerë mbi 10 milionë euro.
Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe apelit të posaçëm, pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe apelit të posaçëm.
Familjarët kërkuan heqjen e sekestros ndaj shoqërive ‘King Kasino’, 50% të aksioneve dhe aseteve të shoqërisë "Alba Telecommunication", shoqerisë "Mati Union", shoqërisë "Martinaj E.M" sh.p.k, shoqërisë "Real Fenix", subjektit "Drenica Martinaj PF", Subjektit "Valentino Kacorri PF", shoqerisë S.P.E Energy" sh.p.k, 21% te aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E. Gjader", etj.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimimin e familjarëve të tij në më 20 mars, për sekuestrimin e 34 pasurive. Të shumëkërkuarit Martinaj, fati i të cilit është i paqartë që prej gushtit të vitit të kaluar, i janë sekuestruar 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas.
34 pasuritë e ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj janë vënë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale.
Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij.
Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij. Vendimi, i siguruar eksklusivisht nga Shqiptarja.com, është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro.
Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martinajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj.
Disa pasuri janë në emër të bashkëpunëtorëve të Martinajt apo familjarëve të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinaj Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në 'Ish Bllok' ku u vra Fabiol Gaxha.