Maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit me detyrim në 1 qershor!

31 May 2023, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit me

Kjo e mërkurë ishte dita e fundit kur maturantët janë konsultuar me mësuesit për temat që përftuan prej shtatorit Më 1 qershor ata do të zhvillojnë provimin e parë të maturës shtetërore.

Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Cdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.

risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit e cila ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit, duke rritur transparencën.

Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.

Pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të japin dhe me datë 7 qershor provimin e Gjuha Shqipe, më datë 13 qershor të Matematika dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje kanë për ta zhvilluar më 19 qershor.

 


Video