Makina e kthyer përmbys në liqen/ Pamje nga rezervuari i Çekrezës, brenda u mbytën dy të rinjtë (Emrat)

17 June 2022, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e kthyer përmbys në liqen/ Pamje nga rezervuari i
Pamje nga vendgjarja

Dalin pamjet nga vendi ku u mbytën dy të rinjtë në Tiranë, dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në Tiranë, pasi makina e tyre është fundosur në rezervuarin e Çekrezës mëngjesin e sotëm. Erjon Muça dhe Dorina Gjokgjinaj, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, janë nxjerrë nga polumbarët nga mjeti ku ndërruan jetë. 

Viktimat janë banorë të zonës dhe dyshimet e para sipas informacioneve janë se ngjarja është aksident, por nuk dihen rrethanat sesi kanë përfunduar në fund të rezervuarit.

Ngjarja e rëndë është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili ka njoftuar Policinë edhe shërbimet zjarrfikëse.

Makina e kthyer përmbys në liqen/ Pamje nga rezervuari i


Video