Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në afërsi të fshatit Kotë të Vlorës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur "Qafa e Dushkut", ku shoferi ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rrugës.
Për pasojë, raportohet se shoferi ka ndërruar jetë. Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.
Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
"Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia e Vlorës.