Majori shqiptar dyshohet se ndërtoi ‘shtëpi bari’ në Holandë, reagon Ministria e Mbrojtjes

9 July 2022, 21:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Majori shqiptar dyshohet se ndërtoi ‘shtëpi bari’ në
Majori Ermal Dinoshi

Një major i ushtrisë shqiptare është arrestuar në Holandë dhe më pas është lënë në gjendje të lirë dhe po hetohet për ndërtimin e një “shtëpie bari” atje.

Majori, pjesë e Forcave të Armatosura i identifikuar si Ermal Dinoshi, me detyrë në Komandën e Bashkuar të NATO-s, është liruar nga detyra për shkak se dyshohet nga autoritetet në Holandë se është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllur.

Në një reagim për Abc News, burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, bëjnë të ditur se, sapo pala shqiptare është vënë në dijeni nga autoritet në Holandë, kanë kërkuar një raport të plotë lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj Ermal Dinoshit.

Për Ermal Dinoshin është firmosur menjëherë lirimi nga detyra si dhe kthimi urgjent në Shqipëri.

Ushtaraku shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.


Video