Lirohet kirurgu që mjekoi Nuredin Dumanin, arrest shtëpie për mjekun tjetër dhe infermierin

3 April 2022, 13:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lirohet kirurgu që mjekoi Nuredin Dumanin, arrest shtëpie për

Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masat e sigurisë për dy mjekët dhe infermierin që mjekuan Nuredin Dumanin dhe nuk njoftuan Policinë për këtë rast.

Gjykata ka vendosur vetëm detyrim paraqitje për kirurgun Julian Malaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për mjekun tjetër Bledi Bërdalla, si dhe infermierin Ermal Gjeci.

Të shtunën, Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg mikun e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e Dumanit, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjeta Hajdini është lënë në 'detyrim paraqitje'. Përpara trupit gjykues ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me emër tjetër.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që dyshohet se e ka pasur me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Talo Çela gjithashtu është në listën e personave të shumëkërkuar të Policisë së Shtetit.

 


Video