Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia kufitare e Shëngjinit ka bllokuar tre mjete lundruese “Jet ski” dhe ka gjobitur drejtuesit e tyre.
Burimet policore njoftojnë se në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, uniformat blu kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", tre mjete lundruese "Jet ski", të cilat janë shoqëruar për verifikim.
Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve "Jet ski".
Policia njofton se në vijim të veprimeve, tre drejtuesit e mjeteve lundruese janë ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, si dhe janë bllokuar mjetet e tyre.