Largoi një të burgosur nga vendi i qëndrimit, arrestohet 27-vjeçari i dënuar me 3.4 vite burg!

5 March 2025, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Largoi një të burgosur nga vendi i qëndrimit, arrestohet

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata Tiranës e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, është arrestuar në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale J.Ç., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27  vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.


Video