Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Morinës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të medias së Kosovës, "Kanal10".
Sipas këtyre burimeve, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Morinë, ku edhe është ndaluar.
Me herët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, disa orë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ajo të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpiak.