'Ky është sezoni më i rregullt turistik në vend', Rama reagon pas vrasjes së 7-vjeçares nga polici në Himarë

3 August 2022, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ky është sezoni më i rregullt turistik në vend',
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e djeshme të 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga një punonjës Policie.

Rama shkruan në Twitter se në fakt ky është sezoni më i rregullt turistik në vend.

“Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!”, shkruan Rama në Twitter.


Video