Kushtetuesja shtyn seancën për Butrintin, kërkon autorizim nga 36 deputetë

15 June 2023, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushtetuesja shtyn seancën për Butrintin, kërkon autorizim nga 36
Ina Zhupa

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e planifikuar për ditën e sotme në lidhje me dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kushtetuese vendosi shtyrjen e kërkesës për Butrintin me argumentin se 36 deputetët firmëtarë si palë në këtë çështje nuk kanë autorizimin për t’i përfaqësuar. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 11 korrik në orën 10:00.

Kallëzimi Penal është bërë nga Partia Demokratike ku pretendon se në projektin e dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore janë bërë 13 shkelje të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore

“Jemi në lidhje me kërkesën që kemi bërë, ndërsa përfaqësohemi nga zonja Metaliaj dhe zoti Spaho, ku do të paraqesin padinë e 36 deputetëve të opozitës për parkun e Butrinti. Uroj që palët të jenë prezentë dhe ministrja Margariti, që ta mbrojë dhe koncesionin e saj. Uroj që të jenë prezentë dy Ceot e fondacionit amerikan-shqiptare. uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe faktet e tyre, që të përballemi me argumente. Janë 13 shkelje me vendim gjykate, të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore. Sot nisim me besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin për të mbrojtur identitetin kombëtar.”, tha deputetja Ina  Zhupa për mediat para se të hynte tek Gjykata Kushtetuese

Ndërkohë, pyetjes se çfarë rrezikon Butrinti nëse gjykata nuk jep vendimin e pritur nga opozita, Zhupa iu përgjigj se;

“Ndërtohen në Butrint restorante, suvenire, bare në një zonë që është e mbrojtur. Hiqet kompetenca për të monitoruar pasurinë tonë kombëtare dhe I lihet në dorë një private. Çdo gjetje që bëhet në Butrint do të tjetërsohet. Butrintit gjithashtu i hiqet nga kompetenca të gjithë organeve të shtetit. Konventa e Parisit ndalon që fondacionet të marrin në administrim, pra administrimi i pasurive në UNESCO duhet të jenë në administrim nga shteti. Sot Butrinti ka 2 mln dollarë në arkat e veta të mbledhura nga qeveria shqiptare që do t’i kalohen si palë fondacionit të Butrintit pabarazia për Butrintin.”


Video