Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar vizitën e presidentit Ilir Meta në Shtetet e Bashkuara, aty ku ndodhet prej dy ditësh, por ka zhvilluar takime vetëm me anëtarët e organizatës shqiptaro-amerikane “Vatra” dhe nuk ka arritur të sigurojë as edhe një takim qoftë edhe më një zyrtar periferik amerikan.
Marrë shkas nga kjo, Spahiu ka nxjerrë me ironi edhe “agjendën” e vizitës së Metës, ku një prej tyre është foto me kangjellat e Shtëpisë së Bardhë nga trotuari.
Postimi i Keshnik Spahiut:
Axhenda e Presidentit Ilir Meta në SHBA:
– Takim me shoqatën e pensionisteve Vatra,
– Drekë peshku me tre emigrantë shqiptarë,
– Darkë në Picerinë Tetova New-York,
– Mëngjes: kafe me 7 stundent skraparlli në SHBA,
– Blerje kostumesh dhe kollaresh në China Town,
– Drekë dy këngëtare dasmash shqiptare New Jersy
– Intervistë me Radion shqiptare,
– Foto tek kangjellat e Shtëpisë Bardhë nga trotuari,
– Foto me policin e trafikut rrugor,
– Foto me stjuardeset e United Airline ne kthim