
Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka zhvilluar të dielën primaret pësr të përzgjedhur kandiatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme locale të 6 marsit.
Numërimi u përmbyll zyrtarisht i fundit në Shkodër, ku Bardh Spahia rezultoi më i votuari.
Në Durrës fitues ka dalë Ardian Muka përballë kandidates Silva Gjepali.
Në Lushnje avokati Elton Bano ka fituar përballë emrave të tjerë.
Në Rrogozhinë fitues është syhpallur Hekuran Xhani.
Dibra ka nxjerrë Premtim Kryemadhin, që ka fituar përballë Behar Demës dhe Dafina Mudës.
Komisioni i Rithemelimit njoftoi se në Vorë kandidat është zgjedhur Lulzim Vrana.
Ajo që bie në sy është fakti se të gjashtë kandiatët janë meshkuj.
Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike pritet të krijojë një koalicion të gjerë me partitë e opozitës, ku më kryesore është LSI e Monika Kryemadhit.
e.k/voxnews