PAMJET/ Kokainë, KANABIS e heroinë/ Policia operacion, lëshohen rreth 20 urdhër arreste!

12 July 2024, 13:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET/ Kokainë, KANABIS e heroinë/ Policia operacion, lëshohen
Tonin Vocaj

Një operacion antidrogë për ekzekutimin e 24 urdhërarresteve është ndërmarrë nga policia e Tiranës e cila ka sekuestruar mbi 1.2 kg kokainë.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike.

Gjykata ka caktuar ‘Arrest me burg’ për 19 persona.

Vocaj: Hetimi i zhvilluar për 3 muaj duke aplikuar metodat speciale u bë  dokumentimi i provave ligjore,  për veprimtarinë kriminale të disa personave që shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë hetimit, u siguruan prova ligjore për veprimtarinë kriminale të 24 shtetasve.

U organizua dhe finalizua faza e dytë e megaoperacionit “Tempulli”, ku u ekzekutuan masat e arrestit për 19 persona, ndërsa vijon puna për kapjen e 5 personave të tjerë.

Pamjet e arrestimeve:

Mes të arrestuarve është Armando Xheladini, alias Jetnor Cenallari, alias, Armando Tarushllari i arrestuar në maj të këtij viti për vrasje me dashje e ndodhur në Greqi.

Janë sekuestruar qindra doza me kanabis e droga të tjera, operacioni u kodua “Tempulli 3”


Video