Ka ndërruar jetë aktori i suksesshëm i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një ëngjëll në parajsë! Të duam shumë”, shkruan e bija, Yonah Okis.
Pandi Siku lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role të dyta. Aktiviteti i tij do te shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bëri në dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.
Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zotërinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.
Edhe pse ka patur në më të shumtën e rasteve role dytësore ka arritur të bierë në sy për interpretimin e tij duke fituar dy herë një çmim si “Aktori më i mirë i roleve dytësore me interpretimet tek “Furrnalta” dhe “Quo Vadis” këtë të fundit në vitin 1997.
Pas vitit 2001 u shkeput nga Teatri dhe u largua në emigracion në SH.B.A ku jetonte me familjen e ku herë pas here merrej edhe me teatër.
Në film debutimin e ka që kur ishte student në vitin 1971 në moshën 22 vjeç, tek “Kur zbardhi një ditë”; Në vitin 1973 do të jetë ne rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bëj të njohur tek spektatori. Filmi i fundit është në vitin 1999 tek “Flete te bardha” .
Ka ditur me profesionalizëm të ndërtoje tipa e karaktere, ngadonjëherë shpërthyes në interpretime me batuta gazmore, si fshatarin, të riun atdhetarin, punëtorin, traktoristin, shoferin etj
FILMAT:
1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1976: Fije qe priten (Guximi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha