Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Një person rreth 30-vjeç është afruar me biçikletë ku po qendronte një grup fëmijësh dhe ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj tyre.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, pranë vendit të quajtur “Lapidari”.
Fatmirësisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej fëmijëve, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Fëmijët sa kanë pikasur personin janë larguar me shpejtësi.
Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës dhe një nga fëmijët. Ashtu siç ka ardhur me biçikletë, personi është larguar.