Krimet brenda familjes janë shtuar shumë së fundmi në vendin tonë, ku vetëm brenda pak ditësh janë regjistruar disa raste, duke përfshirë tek to nga vetë vrasjet apo edhe sulmet ndaj anëtarëve të familjes. Disa prej ngjarjeve kanë tronditur opinionin publik.
Aktet e rënda ndërmerren në gjendje të rënduar psikologjike për shkaqe të gjendjes ekonomike, morale, divorceve, dhunës së vazhdueshme, konflikteve të çastit, pronave, etj. Nuk përjashtohen as rastet kur autorët janë me probleme të shëndetit mendor.
Shumica prej këtyre krimeve vijnë për shkak të mentalitet dhe se shqiptarët e kanë ende tabu të shkuarin tek psikologu për vizitë, edhe vitet e fundit e fundit, duket se ka një rritje të pacientëve tek psikologu në përgjithësi.
Vetëm ditën e sotme u regjistruar dy krime ku dy persona ndërmorën aktin e rëndë për t’i dhënë fund jetës.
Gazetari Kastriot Myftaraj dyshohet se u hodh nga kati i katër i apartamentit ku banonte në lagjen “Ali Demi” mesditën e kësaj të mërkure duke tronditur opinion publik të qytetit. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetën në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte mësuar se ishte diagnostifikuar me tumor në tru.
Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Lushnjëm. 66-vjeçarja me inicialet Sh. M. U gjet nga familjarët e vetëvarur në oborrin e banesë së saj në lagjen “18 Tetori”. Sipas autoriteteve zyrtare ajo vuante nga sëmundja e depresionit.
Ditën e djeshme, Andrea Stasa, 58 vjeç, dhunoi me grushte dhe më pas e mbyti me duar babain e tij, Dhimitër Stasa, 85-vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Remas të Divjakës. Andrea Stasa ka qenë i dehur në momentin e krimit dhe konflikti me babain kishte nisur pikërisht sepse ky i fundit i ka kërkuar llogari djalit, se pse kishte pirë alkool, gjë që siç duket nuk i ka pëlqyer 58 vjeçarit i cili ka dhunuar babain dhe e ka mbytur. Në momentin e krimit në banesë ka qenë dhe djali tjetër i viktimës dhe njëkohësisht dhe vëllai i autorit. Dhimitër Stasa jetonte në banesë bashkë me dy djemtë e tij, të cilët dyshohet se janë me probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa, ditën e hënë një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Dukas të Patosit. 30-vjeçari Klajdi Çobaj goditi disa herë me thikë nënën e tij Donika Çobaj. Dëshmitar i krimit tregoi se e ka parë se si djali e ka qëlluar nënën me thikë dhe e ka ndjekur nga pas edhe në ballkon dhe poshtë pallatit, pasi gruaja ishte hedhur për t’i shpëtuar. Donika Çobaj jetonte me një vajzë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani. Ende mbeten mister arsyet e këtij krimi.
Pra, vetëm në pak ditë janë regjistruar disa krime të rënda brenda familjes, të cilat kanë ardhur për arsyet e sipër përmendura.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.