Kadastra njofton qytetarët: Nuk mundësohet aplikimi, për shërbimet kadastrale

18 July 2022, 13:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kadastra njofton qytetarët: Nuk mundësohet aplikimi, për

Pas Kryeministrisë, AKSHI-t, Ministrisë së Arsimi, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme edhe Kadastra njofton qytetarët për bllokimin e punës për shkak të sulmit kibernetik mbi shërbimet online.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar Qytetarë!

Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit.

Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin! ????????”, deklaron Kadastra.

Kadastra njofton qytetarët: Nuk mundësohet aplikimi, për


Video