Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Admir Bejo, 45-vjeçari që u plagos këtë mbrëmje në Kuçovë është sjellë në spitalin Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tij është rënduar.
Bejo ka një plumb në zonën e njërës prej veshkave që mjekët në Kuçovë nuk kanë mundur dot t’ia heqin.
Ai është futur në sallën e operacionit në spitalin Ushtarak.
Admir Bejo u gjet i plagosur me armë në një rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit që njoftuan autoambulancën.