Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve në qarkun e Elbasanit, ja arsyeja

12 August 2022, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve në qarkun e Elbasanit, ja arsyeja
Indrit Karaj

Ka dhënë dorëheqjen këtë të premte kreu i egës rajonale të Tatim-Taksave për Qarkun e Elbasanit, Indrit Karaj. Ai e mbante këtë post prej dy vitesh.

Dyshohet se shkaku i dorëheqjes së tij kanë qenë përplasjet prej disa muajsh me kreun e Drejtorisë së Përgjithshme tatimeve Ceno Klosi. Përflitet se Karaj pritet të marrë një detyrë të re të rë rëndësishme.

Ende nuk bëhet me dije se kush do ta zëvendësoje në krye të Tatimeve të Qarkut të Elbasanit.

Indrit Karaj ka mbaruar studimet në Itali dhe mban gradën “Doktor Shkencash”. Më herët ai ka mbajtur poste të tjera rëndësishme në administratën shtetërore.

Ai u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit në shkurt të vitit 2020.


Video