"Jam rehabilituar", Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon për herë të tretë lirimin me kusht nga qelia

12 July 2022, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jam rehabilituar", Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon
Myrteza (Zani) Çaushi

Ish kreu i bandës së "Çoles" në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë, Myrteza (Zani) Çaushi, është rishfaqur sërisht në gjykatën e Korçës duke kërkuar për herën e tretë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Robert Shehut dhe Luan Bedinit në gusht 1999 në Vlorë.

Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht nga gjykata me arsyetimin se sipas tij, gjatë qëndrimit në burg ka patur një rehabilitim duke u shfaqur me një sjellë të mirë dhe qëndrimi jashtë, do mundësonte kujdesin ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Gjithsesi, prokuroria e Korçës thotë se, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar. Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij pritet të mbahet në 19 Korrik në orën 13:00, teksa gjyqtarja e çështjes është caktuar Luljeta Kola.

Kjo është hera e tretë që Myrteza Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, duke pretenduar se ai ka kryer më shumë se 35 vite qëndrim në burg, duke nënkuptuar se ka vuajtur 3/4 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Zani Caushi do të mbahet mend si kreu i bandës kriminale, me të cilin ish-kryeministri italian asokohe Romano Prodi, pati një pritje për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit. Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997.


Video