Ish-shefi i Himarës përplasi për vdekje 5 vjeçaren, reagon AMP: Kemi ngritur grup të posaçëm hetimor

2 August 2022, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-shefi i Himarës përplasi për vdekje 5 vjeçaren, reagon
Pamje nga vendi i ngjarjes

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me aksidentin e regjistruar mesditën e sotme në Potam, ku shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Policinë e Elbasanit, Arjan Tase goditi për vdekje me skaf një fëmijë 5 vjeç.

AMP bën me dije se së bashku me Prokurorinë e Vlorës kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Policinë e Himarës.

“Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë”, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Video