Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Dashamir Xhika mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.
Ndërkohë ish-kreu i Autoritetit Rrugor është paraqitur në SPAK edhe më 14 Maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.
Dashamir Xhika, ish-drejtori i ardhur nga radhët e LSI-së në kohën e qeverisjes PS-LSI, në 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar.
Gjithashtu në atë kohë u arrestuan edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, ish-drejtues të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.