Inceneratorët, Alqi Bllako në Komision: Kam dëshmuar në SPAK, janë sekrete hetimore

22 February 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inceneratorët, Alqi Bllako në Komision: Kam dëshmuar në

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është thirrur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka thënë se nuk mund të dëshmojë në komision, pasi ka dhënë një dëshmi në SPAK dhe se deklaratat e dhëna nga ai janë sekrete hetimore.

Bllako: Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni t’ju informoj se sa i përket objektit të hetimit të këtij komisioni, unë kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë përpara përfaqësuesve të SPAK. Gjatë dëshmisë, dhe në fund, jam vënë në dijeni se këto janë sekrete hetimore. Ndaj në saj edhe të praktikës ligjore të vendosur nga ky komision, mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar lidhur me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar përpara SPAK. Jam i gatshëm që të nënshkruajë deklaratën përkatëse në fjalë. Do ju lutesha të bëja disa sqarime për disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim. Kjo do të ngelet në dorën tuaj.

Tabaku: Zoti Bllako, kemi vendosur një standard për të mos cenuar hetimet. Për personat që kanë një akuzë, apo që janë thërritur në një status të veçantë, është në vullnetin e tyre të dëshmojnë. Patëm një eksperiencë të shëndetshme me zotin Subashi, që u përgjigj. Këtë duam ta kemi për ju, për të sqaruar të gjitha pretendimet. Nëse doni të fillojmë pyetjet përgjigjet, mund të fillojmë. E gjykoj që kjo do jetë në të njëjtin standard.

Bllako: Të jem i sinqertë do kisha dëshmuar në këtë komision përpara SPAK. E ndoqa zotin Subashi, di mbase të vendosë qartë mbivendosjes së deklaratave në këtë komision, dhe me organin e akuzës.


Video