I vihet tritoli një banese në Shkodër, në kërkim autori

24 July 2023, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vihet tritoli një banese në Shkodër, në kërkim autori
I vihet tritoli një banese në Shkodër

Një sasi tritoli ka plasur në portën e banesës së një 52-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër rreth orës 03:45. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.

“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Video