I prerë në copa-copa dhe i hedhur në kanal, trupi i pajetë i gjetur në Itali i përket një shqiptari (EMRI)

2 August 2022, 17:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I prerë në copa-copa dhe i hedhur në kanal, trupi i pajetë i
Shefki Kurti

Autoritetet italiane kanë identifikuar trupin e gjetur të copëtuar në një kanal në zonën e Rovigo dhe i përket një shqiptari. Viktima është 71-vjeçari Shefki Kurti nga Durrësi, por jetonte prej vitesh në Rovigo, i martuar dhe pensionist.

Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e të enjtes nga punonjësiut e mirëmbajtjes së lumit. Fillimisht ata konstatuan një këmbë më pas një krah e më tej koka e më pas u gjet qesja e mbeturinave me pjesët e tjera.

Hetuesit e lidhin ngjarjen me një tjetër vrasje makabre që ndodhi në Prill të këtij viti por kufoma nuk është identifikuar deri më tani. Edhe në këtë rast trupi i coptuar u gjend në një qese të zezë mbëturinash.

Policia italiane ka ftuar të gjithë ata persona që kanë informacione të dobishme për viktimën të paraqiten në komisariat.


Video