Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit e mbrëmjes së 22 Korrikut në Milot, ku mbeti i vrare Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.
Prokuroria e Kurbinit e ka klasifikuar këtë çështje si një atentat të kryer nga një grup kriminal dhe për këtë arsye i ka kaluar në dorë SPAK-ut.
Burime te besuara thanë për News24 se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.
SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave. Sipas Klodiana Lalës, bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.
Por vetëm 2 muaj më parë Preçit (viktima) bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.