"I mbeti ëndrra pa realizuar", Hoxhë Ahmed Kalaja për Kastriot Myftarajn: U bë shembull për tallësit e islamit

7 July 2022, 21:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I mbeti ëndrra pa realizuar", Hoxhë Ahmed Kalaja për
Ahmed Kalaja dhe Kastriot Myftaraj

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili u hodh mesditën e sotme nga kati i katër i apartamentin ku banonte në zonën e “Ali Demit”. Këtë akt dyshohet se ai e ka ndërmarrë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte mësuar se ishte diagnsotifikuar me tumor në tru.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja ka postuar deklarata e Myftarajt si padinë në Prokurori ndaj Kuranit apo thirrjen që t'i vihej dinamiti xhamisë në Tiranë. Hoxha shkruan se gazetarit i mbeti ëndrra e parealizuar, teksa sipas tij, besonte se ai do ishte shembull për tallësit me fenë.

Ai paralajmëron ndjekësit se i vdekuri nuk lejohet të shahet, pasi sipas tij, tregojnë mungesë niveli.

Reagimi i plotë:

I mbeti ëndrra pa realizuar...
Lajm i darkës së Arafatit quhet ky...
Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.
Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!
Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre...
Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori...
Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!

"I mbeti ëndrra pa realizuar", Hoxhë Ahmed Kalaja për


Video